Skip to Content

About

Rreth nesh

​Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është e vetmja organizatë profesionale për audituesit e brendshëm në Shqipëri. AIIA vepron si person juridik dhe është e regjistruar si një organizatë jofitimprurëse dhe jo qeveritare, në bazë të  ligjit shqiptar dhe sipas kritereve të vendosura nga Instituti Global i Audituesve të Brendshëm.

Vizioni i AIIA

Të jetë zëri kombëtar i profesionit të auditimit të brendshëm: Duke advokuar vlerën e tij, duke promovuar  praktikat më të mira dhe duke iu ofruar anëtarëve tanë një shërbim të jashtëzakonshëm.

Misioni i AIIA

Të jetë një udhëheqje dinamike në zhvillimin dhe promovimin e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri.

Për të plotësuar misionin dhe objektivat e tij, aktivitetet e AIIA do të përfshijnë:

  • Mundësimin e standarteve, udhëzimeve dhe informacionet mbi praktikat më të mira të auditimit të brendshëm.
  • Zhvillimin e aktiviteteve për rritje profesionale.
  • Krijimi i grupeve profesionale për të shkëmbyer informacion dhe eksperienca.
  • Promovimi i profesionit në industrite e profesionalizuara, universitete, institucione qeveritare, në sektorin publik dhe privat.
  • Përfaqësimin profesional në ngjarjet, komitetet ndërkombëtare dhe bordin global.

Arritjet e AIIA

Tryeza të rrumbullakëta me drejtorët e departamenteve të auditimit të brendshëm.

Këto tryeza janë zhvilluar që të bëjnë me dije profesionistët, në lidhje me krijimin e Institutit, dhe për të identifikuar nevojat që kanë të bëjnë me auditimin e brendshëm në mjedisin shqiptar të biznesit. Më konkretisht pjesëmarrës kanë qenë sektori bankar, i sigurimeve dhe i telekomunikacionit.

Themelimi i qendrës së testimit për certifikim CIA

Certifikata “Auditues i Brendshëm i Certifikuar” (Certified Internal Auditor, CIA) është i vetmi i titull i pranuar botërisht, nëpërmjet të cilit individët demostrojnë kompetencën dhe profesionalizmin në fushën e auditimit të brendshëm.

Në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Audituesve të Brendshëm në SHBA dhe Pearson VUE, AIIA ka sjellë me sukses një qendër testimesh në Tiranë. Nëpërmjet kësaj qendre testimi, profesionistët shqiptarë kanë mundësinë të japin provimet që të pajisen me certifikatën CIA. Certifikimi do të ndihmojë këta profesionistë të zhvillojnë karrierën e tyre dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojnë cilësinë e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri. Kandidatët e këtij certifikimi, në përfundim të programit, zotërojnë njohuri dhe mjete profesionale që ndikojnë pozitivisht në çdo organizatë apo mjedis biznesi.

Partneriteti me organizatat në vend dhe ndërkombëtare

Disa nga organizatat më të rëndësishme që vazhdimisht bashkëpunojmë janë:

  • Shoqata Shqiptare e Bankave,
  • Instituti i Audituesve të Malit të Zi (IIA Montenegro),
  • JPG Consulting,
  • GGV Ltd dhe
  • Universiteti Mesdhetar i Tiranës.

​Bordi Drejtues

Astrit Alljai

Board Member

Erald Bezhani, CIDA

Board Member

Silvana Zoto, CIA, CRMA

Board Member

Dorida Stambolla

Board Member

Markel Nikolla, CIA, CISA

Board Member