Skip to Content

IIA Albania Membership

Anëtarësim në IIA Albania

​Prej mëse 75 vitesh, Institute of Internal Auditors (IIA) është një themel i qëndrueshëm për profesionin dhe për vetë profesionistët e auditimit të brendshëm. IIA luan rolin e një partneri për audituesit e brendshëm duke siguruar udhëzime dhe mbështetje në trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat profesionistët përballen çdo ditë.

Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është krenar i të qënit pjesë e rrjetit global të IIA, duke ofruar kështu mundësinë dhe anëtarëve të tij të jenë pjesë e këtij komuniteti ndërkombëtar profesionistësh. Anëtarët e AIIA janë automatikisht anëtarë të IIA Global dhe përfitojnë shërbime ashtu si mbi 200,000 anëtarë të tjerë në të gjithë botën.

Profesionistë të angazhuar në fushat e auditimit të brendshëm, riskut, kontrolleve të brendshme, qeverisjes, auditimit të Teknologjisë dhe Sistemeve të  Informacionit, përputhshmërisë, janë të gjithë të mirëpritur të bëhen anëtarë të Albanian Institute of Internal Auditors.

Anëtarësimi në Albanian Institute of Internal Auditors përmban:

  • Akses në librarinë online të IIA dhe mundësinë për të shkarkuar materiali studimi në fushën e auditimit të brendshëm;
  • 10% ulje çmimi për pjesëmarrjen në trajnimet e ndryshme organizuar nga AIIA
  • Newsletter mbi të rejat mbi fushën e auditimit;
  • Asistencë të dedikuar nga stafi i AIIA për probleme që mund të hasni në lidhje me aksesimin e informacionit, regjistrimit për çertifikime, etj.
  • Sigurim i materialeve të studimit me kosto më të ulët;

Kuota vjetore e përcaktuar për anëtarësim është:

  • 10.000 Lekë/vit për profesionistë.
  • 3.000 Lekë/vit për studentë​​*
* Studentë që janë angazhuar në programe studimi me kohë të plotë dhe që nuk janë në marrëdhënie pune
 

Pagesa mund të kryhet në llogarinë bankare të mëposhtme:

Account Holder:  Albanian Institute of Internal Auditors
Nr.llog: 0010039700
Swift: SGSBALTX
IBAN: AL93 2021 1044 0000 0000 0003 9700
Raiffeisen Bank Albania
me përshkrimin “Kuota e anëtarësimit për (i.e. Emer_Mbiemer)”

Për çdo pyetje/informacion të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni në info@aiia.al

Për t'u anëtarësuar në AIIA jeni të lutur të ndiqni procedurën e mëposhtme:

  1. Shkarkoni dhe plotësoni formën e anëtarësimit duke klikuar këtu.
  2. Kryeni pagesën e anëtarësimit vjetor sipas udhëzimeve që jepen në formatin e anëtarësimit
  3. Dërgoni me email formën e anëtarësimit të plotësuar dhe konfirmoni pagesën e shumës në adresën: info@aiia.al

Pas dorëzimit së formularit të anëtarësimit dhe pagesës së kuotës vjetore, ju do të kontaktoheni me anë të postës elektronike duke ju pajisur me të dhënat përkatëse (NI dhe fjalëkalim) për të përfituar të gjitha të drejtat që gëzojnë anëtarët.